Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

607 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 607 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 982 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 16 aksidente me dëme materiale.