Foto: Facebook

60 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës


Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes në njoftimi për media ka njoftuar se në këtë spital janë duke u trajtuar 77 pacientë.

Sipas njoftimit, 60 pacientë tashmë janë të konfirmuar si raste pozitive me COVID-19, ndërsa 17 të tjerë ndonëse janë duke u trajtuar ende nuk kanë marrë rezultatet e testimeve të tyre.

“Sot më 18.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 60 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve”, thuhet në komunikatën e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 21 janë në oksigjeno-terapi.

“Nga pacientët e shtrirë 21 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim.

Nga personeli i spitalit me COVID-19 janë prekur 5 mjekë, 4 infermierë dhe 1 bioinxhiner