6-vjeçari largohet nga familjarët në plazhin e Vlorës, Policia e gjen dhe e kthen te familja
30.7.2024 - 17:50
Policia e Shqipërisë njofton se zyrtarët policorë në Vlorë gjetën një fëmijë 6-vjeçar që ishte larguar nga familjarët dhe e rikthyen te familja.
Rasti ka ndodhur kur gjatë patrullimit në plazh, saktësisht në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, policët u informuan nga disa pushues nga Maqedonia e Veriut se një 6-vjeçar ishte larguar dhe nuk po mund ta gjenin.
Katër patrulla u angazhuan për gjetjen e fëmijës së larguar.
Pas rreth 30 minutash, fëmija u gjet, sipas Policisë së Shtetit, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas policët e kthyen te familjarët.