6 të vdekur në 24 orët e fundit nga coronavirusi

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i viktimave ka arritur në 1.498 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283.

Gjithashtu u regjistruan edhe 287 raste të reja.