COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

6 të vdekur në 24 orët e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 6 persona me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur me COVID-19, 1 mijë e 640 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.640 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.