Foto: REL

6 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona me COVID-19 kanë vdekur.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç),” thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.106.

Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 raste të vdekjes.