COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

6 të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona janë vdekur me COVID-19. Ndërsa, nga 2,319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9,146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Ministrisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,176,154 doza të vaksinës, prej tyre me dozën e dytë janë vaksinuar 441,622 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 8,903.