6 të lënduar rëndë në një aksident në Drenas

Gjashtë persona kanë përsuar lëndime të rënda trupore në një aksident që ka ndodhur në fshatin Korroticë të Ulët të Komunës së Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KALLXO.com se personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete që kanë qenë në lëvizje.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në përgjigjen e Borovcit për KALLXO.com.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.