Foto-ilustrim

6 të lënduar në aksidentin në rrugën Malishevë - Rahovec

Një aksident me gjashtë të lënduar ka ndodhur në orët e mbrëmjës në rrugën Malishevë-Rahovec.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Xhurkaj ka thënë për KALLXO.com se katër nga gjashtë të lënduarit kanë pësuar lëndime të rënda ndërsa e lënduar është edhe një foshnjë njëvjeçare.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident në mes dy veturave në rrugën tranzit, Rahovec-Malishevë. Janë gjashtë të lënduar 4 prej tyre me lëndime të rënda ndërsa një grua me një foshnjë 1 vjeçare me lëndime më të lehta”, ka thënë Xhurkaj.