Ilustrim

6 të arrestuar për rrahje në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona për përfshirje në rrahje në Lipjan.

Të njëjtit janë arrestuar pasditen e djeshme, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.