6 të arrestuar e disa prona të sekuestruara nga aksioni 'Milioni' kundër fajdesë në rajonin e Prizrenit
Aksioni i djeshëm (31.10.2024) i Policisë së Kosovës kundër fajdesë dhe detyrimit rezultoi me arrestimin e 6 personave dhe sekuestrimin e 6 njësive banesore dhe lokaleve afariste, 5 automjeteve, 5 armëve me municion, kontratave, parave, provave digjitale e të tjera.
Sipas raportit policor, të dyshuarve u janë bllokuar edhe llogaritë bankare.
Operacioni u krye në 6 lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe të Suharekës me urdhër-kontroll të Gjykatës.
“Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës” – thuhet në raport.
Vlera e përfituar përmes këtyre veprimeve, sipas Policisë është mbi 1 milion euro, në formë të parave, pronave të paluajtshme e të luajtshme si formë e interesit nga fajdeja.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Aksion kundër fajdesë në Prizren, disa të arrestuar