6 raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit në Kosovë, asnjë i arrestuar

Gjashtë raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundit.

Tre raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Gjilan, një në Gjakovë dhe një rast tjetër në Mitrovicë, por asnjë nuk ka rezultuar me të arrestuar.

Në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishtë është raportuar se gjatë zbrazjes së bankomatit janë hasur disa kartëmonedha, që dyshohet të dyshuara për falsifikim.

Sipas Policisë, janë hasur pesë kartëmonedha në vlerë prej 50 euro, një prej në vlerë 20 euro, 66 monedha me vlerë prej nga 2 euro  dhe 13 prej 1 euro. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në rrugën “Enver Maloku” është raportuar se gjatë numërimit të një shume parash janë hasur në tri kartëmonedha nga 100 euro dhe një 50 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Rast tjetër i monedhave të falsifikuar është raportuar edhe në rrugën “Agim Ramadani”. Sipas Policisë, nga një klient është deponuar një monedhë prej 500 euro e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Në Gjilan, një pronar i një lokali ka njoftuar se një i panjohur dyshohet se ka pranuar një kartëmonedhe në vlerë prej 100 euro për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Edhe ky rasti është duke u hetuar.

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar të ketë ndodhur edhe në Gjakovë. Policia thotë se gjatë numërimit të një shume parash në një bankë janë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa në Mitrovicë, një person është ankuar në Polici se gjatë zbrazjes së bankomatit kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti është duke u hetuar.