Merdare foto Kallxo com

6 policë të Serbisë arrestohen nën dyshimin për marrje ryshfeti në Merdare

Zyrtarë të Policisë së Serbisë dyshohet se gjatë periudhës shtator 2019- tetor 2020 gjatë kontrollit të personave në pikën kufitare Merdare u kanë kërkuar para qytetarëve në mënyrë të tua mundësonin kalimin përmes kësaj pike kufitare.

Policët e dyshuar të arrestuar janë me këto iniciale siç raporton Kossev, D. R. (1971), S. P. (1970), D. F. (1969), Lj. P. (1968), M. S. (1968), M. M. (1971), si dhe G.. (1965), i cili në ndërkohë doli në pension.

Personat që i kanë dhënë ryshfet policëve për të kaluar kufirin dyshohet se kanë pasur mungesë të dokumentacioneve të ndryshme.

Zyrtarët policorë të arrestuar u dërguan në ndalim për 48 orë.

Të njëjtit pas kallëzimit penal do të dërgohen në Departamentin Special kundër korrupsionit në Prokurorinë në Nish, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë.