Ilustrim

6 persona përfshihen në rrahje, 2 arrestohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar 6 persona të përfshirë në rrahje e cila ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Nga rrahja, të 6 personat janë dërguar në Spital për shkak të lëndimeve të marra, dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor.

Në lidhje me rastin Policia ka intervistuar 6 personat dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajte ndërsa 4 të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.