6 muaj burgim për 100 euro të falsifikuara

Gjykata e Ferizajt sot ka shpallur fajtor Burim Gabricën për falsifikim parash.

Gabrica u dënua  me 6 muaj burgim efektiv i cili burgim me pëlqimin e të pandehurit do t’i zëvendësohet me gjobë në vlerë prej 1 mijë 500 euro.

I akuzuar deri në shpallje nuk e pranoi fajësinë.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, në fjalën përfundimtare i propozoi trupit gjykues që të pandehurit t’i shqiptohet një dënim me burgim efektiv,

I pandehurit Burim Gabrica theksoi se nuk e ka ditur se paratë janë të falsifikuara dhe se nuk është ai fajtor për këtë,

Sipas aktakuzës me datë 25 prill 2017 rreth orës 19 ;15 në marketin ‘’Super Viva’’në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj, i akuzuari ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar si të vërtetë dhe pse e ka ditur se është e falsifikuar.

Prokuroria shpjegon se Gabrici  së bashku me një të mitur kanë shkuar në market me qëllim që të vënë në qarkullim paranë e falsifikuar.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri ka marrë një çokollatë ‘’Milka’’në vlerë prej 1.50 euro ndërsa i mituri ka marrë një parfum në vlerë prej 4.5 euro, kuse me rastin e pagesës në arkë paranë e falsifikuar në vlerë prej 100 euro ia ka dhënë të miturit.

Megjithatë paraja është identifikuar si e falsifikuar nga arkëtarja ,e pastaj është njoftuar policia.