599 raste të reja me COVID-19

599 raste pozitive me COVID19 kanë rezultuar në 24 orët e fundit.

Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKSHPK), ky numër ka rezultuar i tillë në 24 orët e fundit, pasi në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në këtë institucion dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,576 mostra të marra nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 100,135 raste nga 490,546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,039 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85,196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,900.