Pjesëtarët e FSK, Foto: Facebook

59 kandidatë për ushtarë të FSK-së kaluan fazën e ritestimit

59 kandidatë për ushtarë aktiv në FSK kanë kaluar fazën e ristetimit fizik gjatë ditës së djeshme.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Bordi Përzgjedhës i kandidatëve në konkursin për pranimin e ushtarëve aktiv në FSK, në fazën e testimit fizik kishte pranuar 226 ankesa te rregullta, që prej tyre 130 i ka pranuar.

Me aprovimin e 130 ankesave ju ishte mundësuar kandidatëve që kanë bërë aneksë që të ritestohen në testin fizik gjatë ditës së djeshme.

“Të planifikuar për ritestim ishin 131 kandidatë nga të cilët prezent ishin 112 kandidatë, kurse munguan 19 kandidatë. Prej 112 kandidatëve të testuar kanë kaluar 59 kandidatë , kurse nuk kanë kaluar 53 kandidatë”, është thënë në njoftim për media.

“Bazuar në Rregulloren Nr. 03/2020 për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, neni 37, këto ankesa jane proceduar si në vijim: –    130 ankesa janë aprovuar dhe jane ftuar për testim me 16.12.2021 në Prishtinë;-    88 ankesa janë refuzuar dhe janë proceduar për Bordin e ankesave;    8 ankesa kanë qenë të adresuara nga kandidatët të cilët kanë munguar gjatë javës së testimit për  shkak të mungesës së dokumenteve të zotësisë dhe janë testuar të premten; 10 ankesa nuk janë trajtuar për shkak së kanë qenë jashtë afatit të ankesave”, thuhet në njoftim për media.

Ndërsa, 88 kandidatët e refuzuar nga Bordi Përzgjedhës janë proceduar për Bordin e Ankesave.

“Pas vendimit të Bordit të Ankesav, kandidatët do të njoftohen dhe Bordi Përzgjedhës do të veprojë sipas vendimit të Bordit për Ankesa”, thotë Ministria.

“Në listë për ritestim për datën 16.12.2021 është ftuar edhe një kandidat, Soner Gurizi i cili gjatë testimit i janë kalkuluar gabimisht pompat dhe barkoret me moshën 18-21 vjet, ndërsa kandidati i ka 23 vite dhe pas përfundimit të pompave i është ndërprerë testi. Prandaj është ftuar  në ritestim më datë 16.12.2021 për shkak të gabimit përkatës. Prandaj në listën për ritestim në total janë 131 kandidat. (130 ankesa te aprovuara dhe 01 kandidati në fjalë)”, është thënë më tej.