COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

58 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 58 persona nga virusi COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive.

Sipas IKSHP-së brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.