COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

58 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë

58 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus në Kosovë nga 3 mijë e 669 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me COVID-19 përderisa janë shpallur të shëruar tre persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 616 qytetarë.

Përveç rritjes së rasteve me COVID-19, nga raporti bëhet e ditur se edhe numri i rasteve aktive me SARS-CoV-2 ka shënuar rritje, nga 195 raste aktive sa ishin një ditë më parë sot janë 250 të tillë.

Kujtojmë se 108 mijë e 73 qytetarë janë infektuar me SARS-CoV-2, përderisa 2 mijë e 265 prej tyre kanë vdekur.

Në anën tjetër, MSh ka bërë të ditur se 13 mijë e 867 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Fushata e vaksinimit në nivel vendi ka filluar më 29 mars 2021, ndërsa rasti i parë i infektimit në Kosovë është shënuar më 13 mars të vitit të kaluar.