Policia e Kosoves Foto facebook

575 gjoba policore për mosrespektim të masave anti-COVID

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 575 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.

Sipas raportit të Policisë, numri i tiketave të shqiptuara për shkelje të rregullave të trafikut është më shumë se dyfish më i madh se i atyre për mosrespektim të masave anti-COVID.

Numri total i tiketave të trafikut të shqiptuara nga Policia e Kosovës është 1,270.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, 22 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar ndërsa 30 me dëme materiale.

Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona.