Foto: Nobel Prize/Facebook

56 vite më parë u arrestua Nelson Mandela, qëndroi në burg për 27 vjet

Më 5 gusht 1963, 56 vite më parë, Nelson Mandela u arrestua dhe më vonë u dënua me 5 vjet burg.

Ai qëndroi i burgosur për 27 vjet.

Sipas postimit të “Nobel Prize” në Facebook, shumicën e kohës Mandela e ka kaluar në burg në ishullin Robben në brigjet e Afrikës së Jugut.

Në vitin 1993, tre vjet pasi u lirua nga burgu, Nelson Mandelës iu dha çmimi “Nobel për Paqe”.

Çmimin e ndau me presidentin e Afrikës së Jugut, Frederik Willem de Klerk “për punën e tyre për përfundimin paqësor të regjimit të aparteidit dhe për hedhjen e themeleve për një Afrikë të re demokratike.”

Mandela vdiq më 5 dhjetor 2013.