Policia e Kosoves Foto facebook

532 gjoba për qytetarët pa maska në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shqiptuar 532 tiketa nga Policia e Kosovës për mos respektim të rregullave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ligji për pandeminë ka hyrë në fuqi më 26 gusht.

Sipas këtij ligji për mos vendosje të maskës dhe mosrespektim të distancës fizikë qytetarët do të gjobiten me 35 euro.

https://kallxo.com/lajm/hyn-ne-fuqi-ligji-per-pandemine-ne-kosove-keto-jane-gjobat-ne-rast-te-mosrespektimit-te-tij/