Ilustrim

53 persona humbin jetën nga rrëshqitjet e dheut

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë, që dyshohet se janë të bllokuar nën baltë, thanë zyrtarët.

Në dhjetëra qarqe të kësaj zone ka pasur rrëshqitje të dheut, teksa Indonezia po përballet me stuhi shiu që kanë përmbytur lumenjtë.

Moti i keq që po vazhdon, ndërprerja e energjisë elektrike, por edhe terreni i vështirë, po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar më shumë persona, thanë autoritetet. 53 persona janë raportuar zyrtarisht si të vdekur, dhe ende nuk dihet numri i personave të zhdukur.

Rreth 400 mijë persona raportohet se janë vendosur në strehimore, si pasojë e motit të keq. Sipas meteorologëve, edhe në ditët në vazhdim, Indonezia do të përballet me stuhi shiu./21Media