53 oficerë të Kosovës dhe Shqipërisë përfundojnë Akademinë e Forcave të Armatosura
28.6.2020 - 12:56
53 nënkolonelë dhe majorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura shqiptarekanë përfunduar me sukses vitin akademik 2019-2020 në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Sipas ministres, në tetor të këtij viti, kjo Akademi do të shndërrohet në një institucion të mirëfilltë dhe të akredituar të arsimit të lartë në Shqipëri, duke rifituar me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizimit të Forcave të Armatosura.
“Njëherësh është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për djemtë e vajzat që do të shohin tek FA mundësinë reale për të ndërtuar një karrierë, si profesionistë të arsimuar”, ka shkruar ajo në Facebook.