518 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

518 qytetarë tashmë janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 branda 24 orëve të fundit.

Nga fillimi i vaksinimit deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar 134 mijë e 391 qytetarë.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka njoftuar se nga 10 maji, kur ka filluar dhënja e dozës së dytë me vaksina kundër SARS-CoV-2 e deri më tash janë vaksinuar 19,518 qytetarë.

Në fund të muajit qershor në Kosovë pritet të vijë kontingjenti i parë me vaksina nga kontrata Pfizer.

Në anën tjetër në Kosovë sot janë shënuar dy raste pozitive me coronavirus si dhe s’ka pasur ndonjë rast të vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 162 raste aktive me COVID-19.

Niman Bardhi, Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, kërkon nga qytetarët të aplikojnë në e- Kosova për marrje të vaksinës kundër coronavirusit.

“Duhet të dinë se pavarësisht përcaktimit të terminit që e bëjnë duhet t’i takojnë grupmoshës mbi 65 vjeç, nëse i referohemi personave me sëmundje kronike detyrimisht duhet të dëshmojnë mbi problemin apo sëmundjen që e kanë pasur dhe e vazhdojnë tutje”, tha Bardhi sot para mediave.

Apelohet te qytetarët të aplikojnë në e- Kosova për vaksinën anti – COVID