Foto: Denis Sllovinja / Termocentral , Obiliq , Kek

500 euro shtesë në fundvit për punëtorët e KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim që t’u ndaj 500 euro shtesë punëtorëve të saj për fundvit.

Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut përmes një njoftimi në facebook. Kjo sindikatë ka falënderuar të gjithë punëtorët për kontributin në punë.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut .Faleminderit të gjithë punëmarrësve për kontributin në punë dhe njëkohësisht falënderojmë. Menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut për realizimin e kësaj kërkese që do të jetë motivuese për angazhim maksimal në punë”- thuhet në njoftim.