500 euro fals në një bankë në Drenas

Një bankë në Drenas të hënën pasdite është pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitet policore kanë konfiskuar monedhën për procedura të mëtejme.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare në një bankë, ka raportuar se kishte pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar monedhën për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. TV21.tv