Spitali i Vushtrrisë

50 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, një në intubim

Në Spitalin “Sheikh Zayed” Vushtrri, i cili është i destinuar vetëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19, po trajtohen 50 pacientë.

Sipas të dhënave nga spitali, 45 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa edhe 5 tjerë janë në pritje të rezultatit.

30 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, 4 me CPAP dhe një në intubim.

Kurse nga stafi shëndetësor të infektuar janë 9 persona, prej tyre 8 infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.

Deri me tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 10,795 persona.

Prej tyre 6,411 janë shëruar ndërsa kanë vdekur 365.