5 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, më i riu 26-vjeç

Edhe pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më i riu është një person 26 vjeç.

Rastet e vdekjes vijnë nga këto bashki: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç.

Nga 3511 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 506./21Media