5 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52-vjeç), Prishtinë 1 rast (65-vjeç), Prizren 1 rast (76-vjeç), Skënderaj 1 rast (75-vjeç), Vushtrri 1 rast (51-vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106,442 raste nga 554,182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,208 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97,675 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,559.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.112 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.