Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

5 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 5 raste të vdekjeve nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç),” thuhet në njoftim.

Sipas IKSHP-së, numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321.