Ilustrim

5 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Pesë pacientë të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jenë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, informon Ministria e Shëndetësisë.

Një nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 1 nga Struga dhe 1 nga Gostivari.

Rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit nga gjithsej 776 teste të bërë, 101 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin corona, transmeton TV21.

57 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 19 në Tetovë, 13 në Kumanovë, 3 në Shtip, 2 në Resnjë, 2 në Manastir dhe nga një rast i ri është regjistruar në Dibër, Strugë, Veles, Ohër dhe Gostivar.

Të shëruar Instituti për shëndet Publik ka regjistruar 22 pacientë të shëruar.

11 nga Shkupi, 10 nga Tetova dhe 1 nga Velesi.

Numri total i rasteve aktive me COVID-19 për momentin në Maqedoni është 2942 të infektuar.

Që nga fillimi i epidemisë 5106 persona janë prekur nga virusi, prej të cilëve 1926 janë shëruar ndërsa 238 kanë vdekur./21Media