5 të vdekur 77 raste pozitive me COVID-19

Pesë qytetarë të Kosovës kanë vdekur pasi që ishin infektuar me coronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 77 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 4.322 testime të bëra.

Ndërsa, sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758.

Në total numri i rasteve aktive është 4,176, kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 16,481 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe deri më sot 503,498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.