5 të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin” – ka thënë ajo.