5 të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Grashticë

Një aksident me 5 të lënduar raportohet se ka ndodhur sot në Grashticë të Prishtinës.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com, duke treguar se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë ardhur 4 autoambulanta.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur sot në ora 16:00.

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo për KALLXO.com.