5 raste të reja me COVID-19 në Obiliq, reagon kryetari Gashi

Në Kosovë sot janë regjistruar 40 raste me COVID-19, prej tyre 5 raste të reja në komunën e Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se 5 rastet e reja me COVID-19 janë nga fshati Milloshevë.

Sipas njoftimeve të IKShPK-së, në Obiliq kemi pesë raste të reja pozitive me COVID-19 janë raste kontakti në fshatin Milloshevë.

“Rastet në fjalë janë raste kontakti, familjarë të të infektuarit, katër ditë më parë, të cilët janë në vetizolim. Ekipet e QKMF-së po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me personat e infektuar dhe në të njëjtën kohë po krijohet lista e kontaktit nga ana e tyre, me persona të tjerë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

I pari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë thirrje që të respektohen me përpikëri rekomandimet e Institutit.

“Bashkëqytetarë të nderuar, lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm, por rreziku ndaj këtij virusi nuk ka kaluar ende, andaj ju lutem secilit prej jush që të respektoni me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së, bartja e maskave dhe dorëzave të jetë pjesë e rutinës tonë të përditshme. Ne jemi bashkë në çdo sfidë, të vazhdojmë së bashku të përgjegjshëm përballë këtij armiku të padukshëm”, ka përfunduar thirrjen e tij, kryetari Gashi.