Foto: Ilustrim

5 raste të dhunës së burrave ndaj bashkëshorteve

Pesë raste të dhunës së burrave ndaj bashkëshorteve të tyre janë regjistruar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.

Një burrë është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në Drenas dje rreth orës  15:30 është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga  i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti  është dërguar në mbajtje.

Në  Prishtinë dje viktima ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj është duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është rikthyer në familjen e saj.

Në Lipjan mbrëmë rreth orës 22:20 është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Shtime dje rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të njëjtën e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.