Foto: Ilustrim

5 raste të dhunës në familje, Policia arreston 4 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona nën dyshimin për dhunë në familje në 5 raste të ndryshme në 24 orët e fundit.

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka rrahur gruan e tij dhe familjarët tjerë.

“Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në Gllogoc, siç njofton Policia, është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa në Shtime dhe në Pejë, sipas Policisë janë raportuar dy raste që dy persona kanë ushtruar dhunë ndaj djemve të tyre.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij”, thuhet në njoftim.

Për rastin në Pejë nuk është raportuar për të lënduar, mirëpo i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës nuk njofton për të arrestuar në rastin e një gruaje në Prishtinë e cila ka njoftuar se keqtrajtohet psiqikisht nga burri i saj.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.