COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

5 raste pozitive me COVID-19, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në nivel vendi, 5 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 1 mijë e 115 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftim po ashtu thuhet se 16 qytetarë të tjerë tashmë e kanë kaluar infeksionin dhe janë shpallur të shëruar.

Aktualisht në gjithë vendin janë 430 raste aktive me SARS-CoV-2.