Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

5 pyetjet e Ramush Haradinajt: Ku i kishin mendtë Kurti e VV?

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar krizën me energji në vendin tonë duke shtruar pyetjen se “ku i kishin mendtë Kurti e VV”.

Haradinaj këtë pytje e ka bërë duke u bazuar në disa prej projekteve ndaj të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mospajtime.

Haradinaj ka përmendur projektin “Contour Global” që kapte vlerën e 1.2 miliard dollarë investime.

Poashtu edhe projektin e investimit të gazit, ndaj të cilit qeveria Kurti ka shprehur dyshime për të pranuar.