5 persona përleshën për pronë në Suharekë

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në fshatin Bllacë të Suharekës.

Ata dyshohen se pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur fizikisht me dy persona të tjerë.

Sipas raportit policor, njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim te prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.