Logo e NP KRU" Prishtina"

5 mijë euro dhe ndihmë teknike, kontributi i Ujësjellësit ‘Prishtina’ për Shqipërinë

Ujësjellësi regjional “KRU Prishtinë” ka ndarë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i së martës në rajonin e Durrësit.

Përveç mjeteve financiare, kjo kompani ka ofruar edhe asistencë teknike.

“Me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. dhe me aprovim nga Drejtorët e Bordit të kompanisë u ndanë mjete financiare në shumën prej 5000 euro, ndihmë financiare për të prekurit nga termeti shkatërrues që ndodhi ditë më parë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

“Në të njëjtën kohë, kryeshefi ekzekutiv z. Abdullahu ka ofruar asistencë teknike me ekipe mobile profesionale, në raste të intervenimeve në rrjet për ujësjellësin e Durrësit”, thuhet tuje në njoftim.

Bordi i drejtorëve , kryeshefi ekzekutiv dhe të punësuarit e kësaj kompanie shprehin ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura.

Tërmeti në qytetin bregdetar la pas vetës mbi 40 persona të vdekur, në mesin e tyre edhe dy kosovarë.