5 këshilla nga reumatologët për personat me osteoporozë

Në këto momente, në eshtrat tuaj, një proces i quajtur rimodelim i eshtrave është duke ndodhur.

Në esencë, qelizat largojnë kockat e vjetra dhe të dobëta duke i zëvendësuar me të reja dhe të forta, shkruan sektori i shëndetësisë në CNN.

Falë këtij procesi normal, çdo 10 vite , ju do keni një skelet të ri për ta mbajtur trupin. Por, shpesh ky proces i zëvendësimit nuk shkon siç duhet, dhe kockat do thyhen më shpejtë sesa që mund të rindërtohen.

Kockat tuaja kanë hapësira dhe vrima brenda  tyre, por kur numri i kockave të larguara është më i madh sesa atyre të rindërtuara, këto hapësira bëhen shumë më të mëdha, kockat tuaja do të  dobësohen dhe janë më të prira për tu thyer.

Kur kjo ndodh, është e njohur si osteoporozë.

Shumë gjëra mund të bëhen shkak i dobësimit të kockave tuaja, përfshirë moshën, disa medikamente, sëmundjet nxitëse, dhe ndryshimi hormonal siç është menopauza.

Fatmirësisht, hulumtimet për osteoporozën kanë avancuar me tretmane të reja që mund të ndihmojnë në mbajtjen e fortë të kockave dhe rritjen e tyre.

Shtoni kalcium dietës tuaj

Kalciumi ndihmon në forcimin e kockave tuaja, prandaj është e rëndësishme që njerëzit që kanë osteoporozë të sigurohen se po marrin mjaftueshëm kalcium.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mënyra më e mirë për të marrë atë është në mënyrë natyrale përmes ushqimit e jo ilaçeve.

Ushqimet që kanë nivel të lartë të kalciumit përfshijnë produktet e qumështit si djathi dhe jogurti, ushqimet e detit, fasulja dhe disa zarzavate si lakra jeshile, por janë disa njerëz që kanë telashe me marrjen e tij përmes ushqimit dhe preferojnë medikamentet e kalciumit.

Llojet e ndryshme të këtyre ilaçeve absorbohen në mënyra të ndryshme nga trupi juaj, prandaj pyesni doktorin për rekomandim se cili është i  ilaç është duhuri për tu zgjedhur.

Bëni lëvizje

Bashkë me dietën tuaj, ushtrimet janë vendimtare për menaxhimin e osteoporozës, sa më pasiv që të jeni aq më i madh është rreziku për  humbje të kockave.

Reumatologu i rekomandon pacientëve të bëjnë sa më shumë ushtrime, pa marrë parasysh se çfarë aktiviteti bëni, ecja , çiklizmi apo vetëm të silleni.

Çdo gjë që e bënë zemrën të rrah është e dobishme, këto ushtrime sjellin të mira për pacientët me osteoporozë sepse u ndihmon të ndërtojnë shpeshtësinë e kockave.

Ndaloni pirjen e duhanit dhe alkoolit

Pirja e duhanit është një nga faktorët më të rrezikshëm për thyerje të kockave, prandaj nëse kockat tuaja kanë filluar të dobësohen është e rëndësishme të ndaloni pirjen e  duhanit.

Studimet kanë gjetur një lidhje direkte mes përdorimit të duhanit dhe dobësimit të kockave, dhe mund të ndikojë negativisht në shërimin e kockave të  thyera.

Alkooli i tepruar mund të dëmtojë kockat po ashtu, pasi që redukton sasinë e kalciumit në trupin tuaj dhe rrit rrezikun për rrëzime, pirja në mënyrë të rregullt mund të shkaktojë ulje të hormoneve, duke rritur kështu rrezikun për thyerje nga osteoporoza.

Rrini të përgatitur për takimet me doktorin

Shkoni të përgatitur me pyetjet që doni të merrni përgjigje, dhe mbani llogari të simptomave ditore ose javore që mund tu referoheni gjatë kohës suaj tek doktori.

Është po ashtu e rëndësishme të gjeni një doktor me të cilin mund të keni qasje elektronike përmes email-it ose telefonit për ti caktuar vizitat.

Besojini këshillave të mjekut tuaj

Është e rëndësishme të zhvilloni një marrëdhënie të besueshme dhe të hapur me doktorin tuaj, sigurohuni të gjeni dikë më të cilin ndiheni rehat, që do i dëgjojë shqetësimet tuaja me kujdes, por edhe ju si pacientë duhet të jeni të hapur dhe të kuptoni se doktori është aty për të ju ndihmuar dhe se ai/ajo nuk do pajtohet gjithmonë me mendimin tuaj.

Përgatiti-Ardita Zeqiri