Ilustrim

5.4 milionë euro u hargjuan vetëm për veturat e Policisë më 2019

Shpenzimet për vetura nga Policia e Kosovës në vitin 2019 ishin dukshëm më të larta se një vit më parë në vitin 2018.

Policia e Kosovës në vitin 2019-të shpenzoi hiq më pak se 5.4 milionë euro për vetura, derisa në vitin paraprak kishte shpenzuar 1.3 milion euro.

Në vitin 2019, vërehet se pati një rritje të investimit në vetura me rreth 4.1 milionë euro më shumë, përderisa në vitin 2017 kishte zero investime në vetura.

Shpenzimet për veturat Policisë së Kosovës marrin pjesë me 1 përqind të investimeve të përgjithshme kapitale të Republikës së Kosovës.

Raporti vjetor financiar për vitin 2019, tregon se investimet kapitale kapin shifrën e 533 milionë e 773 mijë euro.

Në vitin 2019, Policia e Kosovës kishte pranuar donacion një veturë të re të markës “Toyota”. Gjithashtu edhe Ambasada e Gjermanisë, për 20 vjetorin e Policisë, kësaj të fundit i kishte dhuruar 10 vetura për njësitin kufitarë.

VIDEO: Njësitë Speciale munden nga kadetët