49 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e ShSKUK-së dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 591 pacientë të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Nga ky numër 49 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në kujdes intensiv.

458 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

ShSKUK ka treguar edhe numrin e pacientëve të cilët janë duke u trajtuar në klinika dhe spitale të Kosovës:

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 47 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 27 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë

Spitali i Gjakovës, 50 pacientë

Spitali i Pejës, 102 pacientë

Spitali i Gjilanit, 49 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 32 pacientë

Spitali i Ferizajt, 42 pacientë