49 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se më shumë se 100 pacientë të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor.

“111 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 post-Covid-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor në kuadër të SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë katër pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme janë këto:

Klinika Infektive – 40 pacientë,

Klinika e Pulmologjisë – 30 pacientë post-COVID-19,

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – 4 pacientë,

Klinika e Pediatrisë – 7 pacientë,

Klinika Obstetrike Gjinekologjike – 18 pacientë,

Spitali i Gjakovës – 12 pacientë,

Spitali i Pejës – 8 pacientë,

Spitali i Prizrenit – 3 pacientë,

Spitali i Mitrovicës – 11 pacientë,

Spitali i Ferizajt – 4 pacientë,

Spitali i Gjilanit – 6 pacientë.