49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se numri i pacientëve me COVID-19 është në rënie.

“Ndonëse ende ka numrin më të madh të pacientëve në nivel vendi, ka filluar të bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.

Në këtë spital janë të shtrirë 176 pacientë, prej tyre 153 janë në oksigjeno-terapi, 10 në CPAP dhe 49 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë dhe 12 janë pranuar në spital.

Deri tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 758 persona.