Spitali i Vushtrrisë

48 pacientë po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë,  një në intubim

Në spitalin ” Sheikh Zayed ” në Vushtrri po trajtohen gjithsej 48 pacientë

Sipas të dhënave nga spitali 42 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa edhe 6 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga pacientet një është në intubim-respirator, 27 me oksigjenoterapi dhe 3 po trajtohen me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjeksorë të infektuar janë  9 persona, ne mesin e tyre tetë infermier dhe një tjetër anëtar i stafit.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 10.988 persona, prej tyre 6.616 janë shëruar ndërsa kanë vdekur 373.