Foto: Ilustrim

48 orë ndalim, të dyshuarit për kërcënim ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit

Policia ka arrestuar të dyshuarin F.Sh mashkull rreth 40 vjeç, dhe me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Rreth orës 14:30 ishte pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan, thonë në Policinë e Kosovës.

“Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka filluar trajtimin e rastit”, ka thënë për KALLXO.com, Agron Borovci zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, duke shtuar se të dyshuarit me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

KALLXO.com, kishte raportuar edhe më herët gjatë ditës për këtë rast.

Video- Momenti kur komisionerja kërcënohet me vdekje