47-vjeçari mbytet pasi shpëtoi dy fëmijë nga rryma e detit në Britani të Madhe

Një burrë ka vdekur pasi shpëtoi dy fëmijë që u gjendën në vështirësi në brigjet e Uellsit, raporton BBC.

Policia mori informatën në Poppit Sands, pranë St Dogmaels në Pembrokeshire rreth orës 20:40 të premten.

Policia e Dyfed-Powys tha se Hywel Morgan, 47 vjeç, vdiq pasi u mor nga deti. Dy fëmijët janë dërguar në spital për masa paraprake.

Familja e Morgan e quajtën atë një “hero” dhe një “baba të përkushtuar dhe i dashur”.

Morgan, i cili njihej si Hyw nga familja dhe miqtë, kishte ndihmuar në shpëtimin e një grupi fëmijësh që u kapën nga një rrymë.